Quantcast
Channel: Lezha Online » Qyteti i Lezhes
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10

Lezhe, rruget e qytetit te paperfunduara

$
0
0
Lezhe, rruget e qytetit te paperfunduara

Lezhe, rruget e qytetit te paperfunduara

Rruga e Gjimnazit te Lezhes “Hydajet Lezha” është një investim i nisur prej disa kohësh, por që akoma nuk ka përfunduar. Një investim i nisur para 7 vitesh akoma vazhdon të zvarritet.

Ndërkohë që duhej të kishte përfunduar, kjo rrugë sa vjen dhe shkatërrohet dita- ditës, pasi faktorët atmosferikë po e dëmtojnë atë.

Lezhe, rruget e qytetit te paperfunduara

Kjo rrugë, e cila është një nyje shumë e rëndësishme e qytetit të Lezhës, është kthyer në një makth jo vetëm për drejtuesit e automjeteve , por edhe për qytetarët.

Sidomos në ditët me shi, ky aks bëhet thuajse i pakalueshëm, pasi gropat e mëdha janë kthyer në pellgje ujëmbledhëse, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve.

Por përveç infrastrukturës rrugore, në këtë segment mungon edhe ndriçimi çka e bën të pakalueshëm nga qytetarët këtë aks gjatë natës.

Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që kjo rrugë te jetë e lakmueshme edhe për vjedhësit e kapakëve të pusetave.

Përgjatë gjithë këtij segmenti kapakët e pusetave mungojnë, çka ka sjellë edhe mbushjen e tyre me mbeturina te ndryshme. Qytetarët shprehen të indinjuar për situatën e krijuar.

Por më të indinjuar janë nxënësit e gjimnazit, të cilëve u duhet të përballen çdo ditë me këtë situatë.

Ata i bëjnë apel bashkisë që të ndërhyjë sa më parë në përfundimin e këtij projekti, në mënyrë që edhe kjo lagje të kthehet ashtu si gjithë lagjet e tjera. (Shekulli / Lezha.eu)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10