Quantcast
Channel: Lezha Online » Qyteti i Lezhes
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10

Pianisti i vogel nga Lezha fiton cmimin “Pjeter Gaci”

$
0
0
Pianisti i vogel nga Lezha fiton cmimin "Pjeter Gaci"

Pianisti i vogel nga Lezha fiton cmimin "Pjeter Gaci"

Pianisti i vogel nga qyteti i Lezhes, Mikea Kakusi, nxënës i ciklit të ulët në shkollën kombëtare të muzikës “Prenke Jakova” në qytetin e Shkodrës, i eshte akorduar atij çmimin special të këtij aktiviteti.

Pas tre ditëve konkurim të artistëve nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, por edhe nga trevat shqiptare jashtë vendit, konkursi artistik i titulluar Çmimi “Pjeter Gaci” ka mbyllur mbrëmë siparin me një koncert në skenen e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, ndërkohë që konkurimet e dy ditëve të para janë zhvilluar në sallën e koncerteve të Fshatit të Paqes.

Pianisti i vogel nga Lezha fiton cmimin “Pjeter Gaci”

Ndërkohë, çmimet për zëra të veçantë artistikë janë ndarë në tri kategori, atë të ciklit të ulët, të mesem dhe të lartë. Në ciklin e ulët Djana Luka, ka fituar në degen e violonçelos, Izet Halilaj në violinë.

Fitues në ciklin e klasës së nëntë është Rei Punavia në violonçelo, ndërsa në ciklin e mesëm, Ermis Piranaj për fizarmonikë, Fabiola Çesma, Isida Beci në violinë dhe në kanto Ambra Devolli. Ledia Dosti, Redis Muja në violinë dhe piano, si dhe Ariol Xhaferi në Kano, janë fituesit e ciklin e lartë.

Sipas udhëheqësit artistik, Bardhyl Hysa, aktiviteti i organizuar nga Qëndra e Kulturës “Pjetër Gaci” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe me mbështetjen e Ministrinë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ia arriti plotësisht qëllimit, ku krahas konkurimit të pjesëmarrësve, artdashësit shkodranë, sidomos në diten e trete të mbylljes, paten rastin të ndjekin interpretimin e orkestres së harqeve të Shkodrës në bashkëpunim me disa prej interpretuesve konkurues duke pasur si dirigjent artistin e njohur nga Belgjika, Daniel Glineur. (Lezha.eu)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10